Presidenti i Afganistanit braktis vendin, largohet për në Taxhikistan

15 gusht 2021 | 16:47

Presidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij për t’u larguar në Taxhikistan. Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.

Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Presidentit teksa zyra e Ghani thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.

Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Presidentin Ghani teksa më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë…