Presidenti i Bayernit: Lewandowski edhe sezonin e ardhshëm do të luajë me ne

06 qershor 2022 | 16:52

Presidenti i Bayern Munchenit, Herbert Hainer, ka folur për çështjen e lidhur me Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak po dëshiron në të gjitha mënyrat të largohet nga gjiganti bavarez, një mënyrë që nuk është pëlqyer aspak nga drejtuesit e klubit.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kontratë me klubin nga “Allianz Arena” deri në vitin 2023, por ëndërr e tij është të përfundojë qysh këtë verë në Barcelonë.

“Një kontratë është një kontratë. Ku do të përfundojmë nëse një lojtar mund ta shkëputë kontratën para kohe, ndërsa ne të klubit duhet ta paguajmë deri në ditën e fundit? Më ka befasuar që Roberti ka folur në atë mënyrë, unë nuk do ta bëj. Mirëpo, nuk jam i brengosur. Ai është një profesionist dhe jam i bindur se do të luajë me ne në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Hainer për tabloidin gjerman “Bild”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së…