
Presidenti i Club Brugge: Jashari nuk do të largohet
Përkundër tentimit dhe ofertave nga skuadra e Milanit, te Club Brugge janë të vendosur për ta mbajtur mesfushorin Ardon Jashari. Në fakt, duket se Jashari edhe në sezonin 2025/26, do të bartë fanellën e klubit belg, kështu ka bërë të ditur presidenti i Brugget, Bob Madou.
Ai ka pranuar se ka biseduar me Milanin për Jasharin, por ka insistuar se nuk ka ofertë që mund ta bind në lirimin e 23-vjeçarit. Sipas kreut të Brugget, Jashari nuk do të largohet për shkak se vlerësohet si lojtar tejet i rëndësishëm për ekipin, e sidomos në sezonin e ri.
“E kuptoj që Ardoni mund të jetë i dëshpëruar, por ai e di se çka pres prej tij. Kështu që, ai do të qëndroj te Brugge”, ka thënë Madou. Milani kishte bërë disa oferta për Jasharin, të fundit në vlerë prej 35 milionë eurosh por duket se dështoi në transferimin e tij, sikurse në atë të Granit Xhakës nga Bayer Leverkuseni.