
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, e pret Edi Rama
23 shkurt 2025
| 17:22
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka vizituar sot Tiranën.
Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama.
Rama dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, iu drejtuan Pallatit të Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes dhe prezantimi i delegacioneve.