
Presidenti i Fenerbahçes: Kjo është arsyeja pse e shkarkuam Mourinhon
Presidenti i Fenerbahçe, Ali Koc, ka zbuluar arsyen e largimit të Jose Mourinhos nga drejtimi i ekipit.
Sipas tij, te Fenerbahçe duan një lojë sulmuese, ndërsa ajo që kishte aplikuar portugezi ishte tepër mbrojtëse. Koc e vlerësoi Mourinhon, duke thënë se stili i lojës së tij mund të funksionojë në Evropë, por në Turqi duhet të dominohen kundërshtarët.
“Ishte një largim i dhimbshëm. Kishim kimi të mirë, afrimi i tij te Fenerbahçe ishte tashmë një sukses i madh. Mbi të gjitha, ishte e vështirë për mua t’i thosha lamtumirë dikujt që e konsideroja mik. Por e dinim që ai luan futbollin në mbrojtje, kështu që në fund të sezonit diskutuam nevojën për të luajtur më shumë në sulm. ADN-ja jonë është të shënojmë 99 gola dhe të grumbullojmë 99 pikë! Mënyra se si erdhi eliminimi nga Benfica është e papranueshme. Ne e shkarkuam Mourinhon sepse besojmë se kjo skuadër mund të luajë futboll shumë më të mirë. Stili që solli Mourinho mund të funksionojë në Evropë, por në Turqi duhet t’i dominojmë kundërshtarët tanë”, theksoi Koc.