Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, bën homazhe në Prekaz. Ky është mesazhi i tij

06 mars 2025 | 13:28

Në shenjë nderimi dhe respekti të përjetshëm, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me delegacionin e FFK-së kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Ademi ka theksuar se rezistenca dhe sakrifica sublime e familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë.

“Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar në “Facebook” presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas testeve të kryera javën e kaluar, te McLaren kanë…