Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Sot, një ditë e veçantë për futbollin dhe Kosovën. Mirë se vjen president Infantino!

08 tetor 2025 | 09:45

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se sot është një ditë e veçantë për futbollin dhe për vendin tonë.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në Kosovë për herë të dytë mikun tonë të madh, liderin që i ka dhënë dimension të ri zhvillimit të futbollit global, Shkëlqesinë e Tij, Gianni Infantino”.

“Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe Federatës sonë. Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment ky historik për vendin tonë por i veçantë edhe për z. Infantino”, ka shkruar Ademi në rrejtet sociale.

Ai ka shtuar se që nga atëherë, futbolli ynë ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm. “Falë përkushtimit të institucioneve, donatorëve, klubeve, trajnerëve, lojtarëve dhe mbështetjes së FIFA-s dhe UEFA-s, Kosova ka marrë vendin që meriton në arenën ndërkombëtare”.

“Programi “FIFA Forward” ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të femrave, akademitë e të rinjve dhe ngritjen e standardeve profesionale”.

“Vizita e tij e dytë dhe dekorimi nga Presidentja Vjosa Osmani nuk është vetëm një simbol nderimi, por edhe frymëzim për gjeneratat e reja. Kjo na kujton se përmes sportit mund të bashkojmë njerëz, të ndërtojmë ura miqësie dhe të promovojmë respektin dhe barazinë”, ka theksuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka thënë se Kosova është një vend i ri, por me zemër të madhe sportive. “Djemtë dhe vajzat tona ëndërrojnë të luajnë në skenat më të mëdha të futbollit botëror dhe me mbështetjen e FIFA-s dhe Presidentit Infantino, këto ëndrra shpresojmë të shndërrohen së shpejti në realitet”.

“Në emër të gjithë komunitetit të futbollit kosovar dhe qytetarëve tanë, i shpreh mirënjohjen më të sinqertë Presidentit Infantino për besimin dhe përkrahjen që i jep Kosovës”.

“Si President i FFK-së e siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, profesionalizëm dhe transparencë për zhvillimin e futbollit në çdo nivel, duke ndjekur parimet dhe vlerat që përfaqëson FIFA. Mirë se vjen sërish në Kosovë, President Infantino! Kosova është shtëpia juaj!”, ka deklaruar Agim Ademi, president i FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin lidhur me kërkesën…