Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takon ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy

13 gusht 2025 | 23:04

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndodhet në Udine të Italisë për të ndjekur nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur, ku atmosfera është përshkruar si e jashtëzakonshme.

Me ketë rast, presidenti Ademi ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Postimi i plotë i Ademi në rrejtet sociale:

Në Udine të Italisë për të ndjekur ndeshjen e Superkupës së Evropës, PSG – Tottenham, ku atmosfera është e shkëlqyeshme.

E këtë mbrëmje e bëri edhe më të veçantë takimi me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Një bisedë e shkurtër, por plot vlera dhe këndvështrime interesante mbi sportin, lidershipin dhe mënyrën se si ndeshjet e mëdha bashkojnë njerëzit nga kultura dhe vende të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj i Nismas Socialdemokrate në “Debat Plus” u shpreh…