Presidenti i FFK-së pret në takim mikun e futbollit të Kosovës, Efraim Barak

25 korrik 2025 | 16:43

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim mikun e tij të futbollit të Kosovës, Efraim Barak, me të cilin diskutuan rreth çështjeve me peshë për të ardhmen e futbollit dhe qasjes ligjore që e shoqëron atë.

“Sot pata kënaqësinë të pres në një takim mikun tim dhe mikun e futbollit të Kosovës, Efraim Barak. Efraimi ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë (CAS) dhe aktualisht është nënkryetar i panelit ligjor në UEFA. Si një personalitet me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë sportive, ai i ka qëndruar pranë futbollit të Kosovës në shumë momente të rëndësishme. Diskutuam rreth çështjeve me peshë për të ardhmen e futbollit dhe qasjes ligjore që e shoqëron atë”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi në intervistën e dhënë për emisionin “El Larguero”…