Presidenti i FFK-së: Sot zemra e Kosovës rrahu me një zë për UÇK-në

07 gusht 2025 | 21:55

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas protestës së sotme gjithëpopullore në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër procesit gjyqësor ndaj krerëve të saj në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka shprehur mbështetjen e fuqishme për vlerat e luftës çlirimtare dhe për të vërtetën historike të Kosovës, duke theksuar se kjo protestë nuk ishte vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen e vendit.

“Sot, zemra e Kosovës rrahu me një zë të vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me flamuj në duar, me lot në sy e krenari në zemër, qytetarë nga çdo cep i vendit u mblodhën në zemër të Prishtinës për të protestuar në mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe kundër gjykimit të padrejtë ndaj krerëve të saj. Sot nuk protestuam vetëm për të kaluarën por për të ardhmen. Për të vërtetën. Për dinjitetin që nuk negociohet. Çlirimtarët janë ata që na sollën lirinë që sot e gëzojmë. UÇK nuk është faj – UÇK është lavdi!”, ka shkruar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj…