Presidenti i FFK-së takohet në Tiranë me dy legjendat e futbollit

11 shtator 2025 | 12:11

Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se sot gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka takuar dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljosa Asanoviq dhe Luis Figo.

Teksa u shpreh i lumtur për këtë takim tha se takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit.

“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljosa Asanoviq dhe Luis Figo . Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, shkroi Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Favoritët e përgjithshëm në këto llogaritje janë Liverpooli, të cilit…