Presidenti i FFK-së takon ambasadorin jorezident të Norvegjisë, diskutojnë për projektet e futbollit

15 shkurt 2024 | 21:58

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar sot ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder dhe përfaqësuesin special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

Presidenti Ademi ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në çlirim dhe shtetndërtim, por edhe në zhvillimin e futbollit.

“Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave. I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ndërsa…