Presidenti i FIFA-s: Lojtarët që protestuan vrasjen e Floyd meritojnë duartrokitje, jo dënim

03 qershor 2020 | 11:25

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se lojtarët e Bundesligës që u solidarizuan me protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd në fundjavë meritojnë të duartrokiten e jo të ndëshkohen.

Dy lojtarë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi, si dhe mesfushori amerikan i Schalkes, Weston McKennie, kërkuan drejtësi për George Floyd, i cili vdiq javën e kaluar pasi një polic i bardhë në Minneapolis ia mbajti gjurin në qarë për gati nëntë minuta.

Edhe Marcus Thuram i Borussia Monchengladbachut u ul në një gju pasi shënoi, duke përsëritur veprimin e ish-lojtarit të NFL, Colin Kaepernick, i cili kishte ngjallur debat të madh në SHBA në vitin 2016 kur e kishte bërë këtë veprim si protestë ndaj racizmit.

Tre lojtarët e parë të lartpërmendur – Sancho, Hakimi dhe McKennie – janë duke u hetuar nga Trupi Kontrollues i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, pasi që rregullat e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit e kërkojnë një gjë të tillë.

Megjithatë, FIFA i ka udhëzuar Federatës të kenë konsideratë kur të vendosin nëse duhet t’i dënojnë lojtarët apo jo në këtë rast, përderisa Infantino i lavdëroi futbollistin që e bënë këtë hap.

“Për t’iu shmangur dyshimeve, në garat e FIFA-s, protestat e fundit të lojtarëve në Bundesligë do të meritonin duartrokitje e jo të dënohen”, ka thënë Infantino.

“Ne duhet t’i themi jo racizmit dhe çfarëdo forme të diskriminimit. Ne të gjithë duhet t’i themi jo dhunës, çfarëdo forme të dhunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosjes ende nuk kanë vendosur nëse do të merr…