
Presidenti i FIFA-s përfshin edhe Kosovën në mesin e Kombëtareve që po shkëlqejnë dhe rrugëtojnë drejt Botërorit
15 tetor 2025
| 11:50
Presidenti i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino e ka përfshirë edhe Kombëtaren e Kosovës në postimin e tij të veçantë në rrjete sociale.
Në “Instagram”, ai ka postuar disa fotografi, të disa kombëtareve, të cilat arritën rezultate të mira gjatë këtij muaji. Ndër to ishte edhe ajo e Kosovës, e cila ka shënuar fitore të madhe ndaj Suedisë.
“Skuadrat evropiane kanë kënaqur tifozët në mbarë kontinentin gjatë ndeshjeve më të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 të FIFA-s, teksa gara për t’u kualifikuar në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara bëhet edhe më emocionuese!”, ka shkruar Infantino.