Presidenti i Filipineve i kërcënon me burg ata që nuk vaksinohen

22 qershor 13:54

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila.

Komentet e tij bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët i kanë inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, por kanë thënë se imunizimi është çështje vullneti.

Deri më 20 qershor, autoritetet e Filipineve kanë vaksinuar plotësisht rreth 2.1 milionë njerëz.

Qeveria e këtij vendi me 110 milionë banorë ka vënë si synim vaksinimin e 70 milionë njerëzve këtë vit.

Duterte, i cili është kritikuar për qasjen e tij të ashpër për frenimin e koronavirusit, po ashtu tha se i mbetet qëndrimit të tij të mëparshëm për moshapjen e shkollave.

Filipinet janë në mesin e vendeve më të goditura nga koronavirusi në Azi.

Ky vend ka regjistruar mbi 1.3 milion raste të të infektuarve dhe mbi 23,000 viktima./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut…