Presidenti i Formula 1: Anulimi i garave në Itali, vendim i duhur

19 maj 2023 | 15:27

Çmimi i madh i “Emilia Romagna” në Formula 1 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në pistën ikonë të Imolas, por më në fund u anulua për shkak të përmbytjeve të tmerrshme në veri të Italisë.

Shefi i Formula 1 Stefano Domenicali, i cili është nga rajoni, shprehu shqetësimin e tij për situatën. Duke folur për shtypin për të shpjeguar vendimin e tij, Stefano Domenicali kishte një mesazh prekës për qytetin e tij të lindjes.

“Është një tragjedi e vërtetë të shohësh se çfarë ka ndodhur në Imola dhe në Emilia Romagna, qytetin dhe rajonin ku unë u rrita. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e përmbytjeve dhe familjet dhe komunitetet e prekura”. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim për shërbimet e jashtëzakonshme të urgjencës që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata në nevojë dhe për të lehtësuar situatën – ata janë heronj dhe e gjithë Italia është krenare për ta”, ka thënë presidenti i Formula 1. Vendimi për të anuluar GP në Imola për shkak të përmbytjeve ishte “i duhuri”, thotë Domenicali.

“Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetet lokale dhe familjen e Formula 1”, ka këmbëngul Domenicali. “Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë një barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë të tmerrshme”. Stefano Domenicali, presidenti aktual i Formula 1, është me origjinë nga Imola në Italinë veriore. Natyrisht, në sytë e tij, Çmimi i Madh i “Emilia Romagna” spikat si veçanërisht i rëndësishëm në kalendarin e garave. Për të, asgjë më e keqe nuk mund të kishte ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën vazhdën e aktiviteteve gjatë ditës së sotme, në pamundësi…