Presidenti i Gjermanisë viziton Shqipërinë për herë të parë pas rënies së komunizmit

01 dhjetor 2022 | 09:24

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Evropian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE.

Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjim ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Evropian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake.

Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti gjerman Frank Walter- Steinmeier do të qëndroje dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një…