
Presidenti i Kroacisë anulon vizitën në Bosnje shkaku i sigurisë
19 dhjetor 2021
| 11:45
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë shkaku i sigurisë ka njoftuar zyra e tij.
Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”.
Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.