Presidenti i Lyonit: Juve u përpoq të ushtronin presion ndaj gjyqtarit 

09 gusht 2020 | 17:36

Lyoni arriti që ta shkaktonte surprizën më të madhe të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Juventusin.

Pavarësisht se goli i vetëm që shënuan ishte me një penallti shumë të dyshimtë, presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, sulmon bardhezinjtë, duke thënë se ushtruan presion ndaj gjyqtarit.

“U kënaqa shumë. Kam pasur disa çaste të shkëlqyera në jetën time, por kjo është e veçantë. Juventusi ka një ekip të madh, por në fushë bën shumë presion ndaj gjyqtarit. Gjithsesi gjyqtari u tregua shumë i zoti, duke dalë nga situatat”, ka thënë Aulas. “Ekziston një në një milion mundësi, ndaj duhet t’i luajmë shanset tona. Mbyllja e Ligës 1 ishte një skandal i madh, një padrejtësi që nuk do ta falë kurrë. Plaga nga ndërprerja, është akoma e pranishme”, ka deklaruar presidenti i Lyonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në Niger që…