
Presidenti i Napolit infektohet me Covid-19
10 shtator 2020
| 12:57
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është pozitiv për Covid-19.
Napoli ka konfirmuar se presidenti i saj është infektuar me koronavirus.
“Napoli komunikon se presidenti Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitiv për Covid-19”, thuhet në njoftimin e klubit.
Aktualisht, rezultati pozitiv i tij në test ka alarmuar të gjithë presidentët e klubeve tjera nga Serie A pasi De Laurentiis një ditë më parë mori pjesë në mbledhjen e asamblesë së Ligës, madje pa bartur maskë mbrojtëse.