
Presidenti i ofron mbështetje komunitetit LGBTIQ në Kosovë
17 maj 2020
| 12:15
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje komunitetit LGBTIQ në vendin tonë.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës, duhet të vazhdojnë të punojnë të punojnë për të siguruar t drejta të barabarta për të gjithë.
“Vendi ynë, institucionet tona, duhet të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë. Si President i Kosovës tashmë kam iniciuar krijimin e mekanizmave të rinj institucionalë në kuadër të Zyrës së Presidentit për t’i adresuar çështjet e komunitetit LGBTIQ në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)