Presidenti i PE-së: Luftimi i krimit dhe korrupsionit ofron Kosovën më afër BE-së

13 janar 2021 | 11:56

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, ka thënë sot se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të sillte Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.

Sassoli një ditë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta përmirësonte jetën e qytetarëve.

“Të gëzuar të shohim se Kosova është në rrugën e reformave, që do të çonte në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për t’ju mbështetur”, ka shkruar Sassoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow, është në shënjestër të…