
Presidenti i PSG-së: Objektivi ynë është të shkruajmë historinë
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur entuziazmin dhe besimin e tij për finalen e shumëpritur të Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke theksuar vendosmërinë e klubit për të bërë histori.
“Na mungon edhe një ndeshje … nuk kemi përfunduar ende”, tha Al-Khelaifi për CBS Sports, duke lënë të kuptohet se fokusi i ekipit është maksimal drejt sfidës përfundimtare.
“Besojmë te trajneri ynë dhe te lojtarët tanë: te talentet tona, të rinj dhe të uritur për sukses. Luftojnë për skuadrën, japin gjithçka për fanellën, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme – për qytetin, për klubin”.
Në të njëjtën linjë me presidentin, trajneri Luis Enrique konfirmoi se objektivi i PSG-së ka qenë i qartë që nga dita e parë: “Kam thënë që nga fillimi se qëllimi ynë ishte të punonim fort për të qenë në gjendje të shkruajmë historinë, dhe ky mbetet ende objektivi ynë”.