Presidenti i Shqipërisë përshëndet arritjen e marrëveshjes LV-LDK

02 shkurt 2020 | 11:57

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Ai ka thënë se një qeveri e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z. Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…