Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: Na pëlqen, por duhet të na bindë

21 nëntor 2025 | 11:33

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar mbi situatën e Kristjan Asllanit, mesfushorin shqiptar të huazuar nga Interi, gjatë një eventi të RCS.

Asllani, 23 vjeç i është bashkuar Torinos këtë sezon në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa drejtuesit e klubit e vlerësojnë lojtarin, por mbeten të rezervuar për vendimin përfundimtar.

“Asllani ka luajtur shumë mirë me Shqipërinë, ka shënuar dhe është drejt fazës eliminatore. Kundër Juventusit pati një pjesë të dytë fantastike. Na pëlqen si lojtar, prandaj e morëm në huazim, dhe po tregohet pozitiv. Por gjithçka varet nga trajneri”, ka thënë Cairo.

Sa i përket blerjes së përhershme, presidenti ka theksuar se ende është herët për vendime.

“Opsioni i blerjes? Nuk jemi as në gjysmën e sezonit. Ta shohim si do të vazhdojë. Ai duhet të performojë vazhdimisht që të na bindë ta mbajmë përgjithmonë”, ka thënë ai.

Torino ka paguar 1.5 milion euro për huazimin, ndërsa klauzola e blerjes së Asllanit është e vendosur në 12 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, ka kritikuar Kosovën…