Presidenti i UEFA-s: Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Tiranë
04 shkurt 2022
| 14:20
Finalja e Ligës së Konferencës është ende e Shqipërisë. Ardhja e presidentit të UEFA-s, Alekasandër Ceferin të enjten, përveç diskutimeve për zgjedhjet e FSHF-së, ishte edhe për finalen e kompeticionit evropian. Shumë në rrezik ishte vendosur edhe kjo finale, e cila fatmirësisht është ende në duart e Shqipërisë.
Asnjë ndryshim programimi, ku nëse palët dhe veçanërisht Edi Rama do t’i mbahet premtimit të dhënë te Ceferin, Evropa do të ketë sytë te Tirana për një ditë.



