
Presidenti iranian i shpreh keqardhje Emirit të Katarit pas sulmit në bazën amerikane
24 qershor 2025
| 16:21
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka telefonuar Emirin e Katarit dhe i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, ka thënë kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Emiri i tha presidentit iranian të martën se Katari është një fqinj miqësor dhe nuk priste një veprim që shkelte sovranitetin e vendit, tha Al Thani, sipas AP.
“Ne e mirëpresim njoftimin (e armëpushimit) pavarësisht shkeljeve që pamë sot. Shpresojmë që armëpushimi të respektohet dhe u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen armëpushimit të arritur”, tha ai.
Telefonata vjen pasi Katari thirri ambasadorin e tij në Iran të martën pas sulmit me raketa në bazën amerikane në tokën e tij.