Presidenti kolumbian: I shpëtova një atentati

11 shkurt 2026 | 08:34

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka njoftuar se i ka shpëtuar një atentati.

Vetë kreu i shtetit e bëri njoftimin, duke shpjeguar se mbrëmë helikopteri presidencial nuk mundi të ulej në një vend në bregdetin e Karaibeve për shkak të frikës së bazuar për një sulm të armatosur.

“Nuk mundëm të uleshim sepse më informuan se helikopteri me të cilin po udhëtoja me vajzat e mia do të goditej”,tha ai.

Lajmi u konfirmua dhe nga gazetari dhe politikani i njohur kolumbian Hollman Morris, i cili pretendoi se presidenti kishte zbuluar gjithashtu një komplot të dyshuar për të mbjellë substanca halucinogjene brenda një automjeti. Sipas Morris, planet për të vrarë Petron përfshinin edhe një sulm kundër familjes presidenciale.

Qeveria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi autorët e komplotit të dyshuar, ndërsa masat e sigurisë rreth presidentit janë shtrënguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536…