
Presidenti kroat premton mbështetje për njohjet
23 dhjetor 2021
| 12:41
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova është shtet stabil dhe i qetë si shumica e vendeve të Ballkanit.
Sipas tij, Kosova duhet që të marrë shembull përvojat e shteteve të tjera në shumë fusha e mos të bëjë gabime, madje ai është shprehur i bindur në integrimin e shpejt të Kosovës në BE dhe në institucionet e tjera.
Presidenti kroat ka premtuar mbështetje për njohjen e Kosovës, duke shtuar se nuk i kupton vendet që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Milanoviq i ka bërë thirrje Serbisë që ta njoh Kosovën.
“Nuk i kuptoj shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe do të bëjë të mundurën që të ndikojë në njohjet e Kosovës. Në Kosovë nuk kemi luftë”, ka pohuar presidenti kroat, Zoran Milanoviq.