PRESIDENTI KURTHI!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Gjykata Kushtetuese biseksuale: GJK e Kosovës përdori “shportën e mbeturinave” edhe për dekretin e Vojsa Osmanit që thuaja e ka përfunduar mandatin sikur edhe për kërkesën e dhunshme të Albulena Haxhiut, kryetare e Kuvendit të Kosovës, me mundësi që të bëhet u.d. e presidentes sikur edhe anëtare e Bordit të “Paqes” të Neronit të Washingtonit, Donald Tramp. Po cila ishte kërkesa e Lenka Qukos për GJK të Kosovës? Ajo, si përfaqësuese e një ndërmarrjeje të dhunshme e quajtur LVV – kishte kërkuar që dhunuesi i pashembullt i Policisë së Kosovës, para ardhjes në pushtet me gurë, mjete të forta, gaz lotsjellës e pasi erdhi në pushtet duke u përzier në punët e Policisë ndonëse ishte dhe është injorant i fushës deri sa njësitë elitare të Policisë i detyroi të jetojnë dhe punojnë në kushte të kanalizimit të hapur e që i la edhe pa veshje dhe ushqim, Xhelal Sfeqla, i njohur si dezertor i luftës, t’i lidhë deputetët e Kuvendit të Kosovës për të siguruar praninë e domosdoshme për zgjedhjen e propozimit
“konsensual” të LVV-së për president, Glauk Konjufca – Pinokio i Kurthit.
Si laik kushtetues nuk e kam të qartë pse duhet të ketë dy afate kohore për zgjedhje të presidentit/es, 60 ditë dhe 30 ditë? Kjo edhe po shkakton paqartësi te deputetët dhe publiku shkaku se nuk po dihet cili afat është përcaktues. Do të ishte krejtësisht logjike që këto dy afate të shkrihen në një afat prej 45 ditësh për zgjedhjen e presidentit/es, nga dita e themelimit të Kuvendit të Kosovës. Nëse kjo bëhet normë kushtetuese, do të pushonte nevoja e drejtimit te GJK për interpretim. Nëse mbetet kështu si është, GJK do të mbetet peng e kërcënimit dhe dhunimit nga politikanët dhe ndërkombëtarët sikur që ndodhi kësaj radhe kur injorantët juridik si Qorolli, Sallahu, Rrustemi dhe “legjendarja” Lenka Quko ndërhyjnë dhe kërcënojnë GJK sikur Dejona Mihali “aktivistët” e LVV-së! Ndërkombëtarët u treguan më të sofistikuar në presionet ndaj GJK-së, duke mos bërë trysni të dukshme por duke deklaruar se Kosova ka nevojë për “stabilitet institucional….”! Pasi Kurthi i lëshoi brekushet duke përligjur strukturat paralele të Serbisë në Kosovë përmes zbatimit diskriminues dhe antikushtetues të Ligjit për të Huajt, ndërkombëtarët e shohin Kurthin si “garantues të stabilitetit institucional” dhe do ta përkrahin deri sa ta përmbyllë realizimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe shtojcës së Ohrit që përfundimisht e federalizon Kosovën në dy entitete politike dhe etnike; serbe në njërën anë dhe kosovare me prejardhje shqiptare në anën tjetër! Po e shohim se si me një hokus – pokus, nga një i urryer dhe i sanksionuar sikur që ishte Kurthi, falë një “konstruktiviteti” me rastin e legalizimit të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, shndërroheni në një të dashur dhe të pranuar nga “miqtë ndërkombëtarë ..”. Çfarë shpërfytyrimi!
Zgjedhja e presidentit të Kurthit: Lenka Quko, pas vendimit të GJK-së tha se: “do të bëjë çmos që vendi ta ketë presidentin para datës 4 prill në mënyrë që të mos detyrohet të bëhet u.d.e presidentes! Mallëngjyese, aq më parë kur botërisht dihet refuzimin e saj për poste, plotë 56 herë refuzoi të bëhet kryetare e Kuvendit. Sa poshtë kemi rënë! E pabesueshme poshtë, edhe më poshtë se fundi i pusit.
Tash Kurthi do t’i thërrasë për “konsultime” Hamzën dhe Abdixhikun, Haradinajn nuk po e konsideron opozitë. Edhe herën e parë veproi njëjtë duke blerë kohë dhe duke shitur mjegull për ta nxjerrë nga kjo tymnajë e mashtrimit Konjufcën dhe Mulhaxhën, që të dy kandidatë të pavarur dhe jopartiakë! Çfarë mashtruesi! Po të kishin dinjitet prej opozitari, as Hamza e as Abdixhiku, për faktin se ishte përjashtuar Ramushin, nuk do duhej ta takonin Kurthin. Tash nuk kanë asnjë arsye të vetme ta takojnë. Kurthi edhe tash blenë kohë, e adreson fajësinë te opozita për bllokim të procesit ndonëse ka pushtet absolut duke e shndërruar qeverisjen në autokraci! Ndërkombëtarët do të kërkojnë që opozita ta luajë lojën e Kurthit e që këta nuk duhet të pranojnë. Opozita nuk mund të pajtohet për një kandidat konsensual prandaj nuk ka asnjë detyrim ta votojë propozimin e Kurthit. Kurthit nuk i konvenojnë zgjedhjet kurse për opozitën zgjedhjet e parakohshme janë mundësi e artë për t’u faktorizuar dhe bashkuar kundër mentalitetit diktatorial të Kurthit. Kurthi e negocioi tinëzisht dhe pabesisht Ligjin për të Huaj pa u konsultuar fare me opozitën. Çfarë “konsultimi” kërkon pra Kurthi?! Kërkon nënshtrim pa asnjë kusht të opozitës. Prandaj nuk duhet të takohen me Kurthin në asnjë rrethanë. Çdo takim me Kurthin është vendosje vullnetare e kokës në gijotinën parapolitike të LVV-së. Zgjedhjet duhet të jenë e vetmja zgjidhje politike për opozitën. Kurthi ka kapur çdo gjë që kapet duke instaluar udbashë dhe antikombëtarë në pozita kryesore. Psikopatët po e udhëheqin Universitetin e Prishtinës. Meritokracinë e ka zëvendësuar me llaskucëri. RTK-në e ka shndërruar në Shtëpi Publike të Pornografisë Informative. GJK-në po e kapë me anëtarë të llaskucëve dhe zagarëve që kanë siguruar prani permanente në disa media. Vjosa Osmani, nëse nuk kontrabandohet me një alkimi edhe për një mandat është jetësisht e interesuar për zgjedhje të parakohshme si të vetmen mundësi për “riintegrim politik”, në të kundërtën është e mbaruar fare!
Interesi jetik i opozitës është të mos takohen me Kurthin, interesi jetik i Kurthit është ta nanipulojë dhe përçajë opozitën përmes takimeve mashtruese!
Faton P( )isi: Faton Peci është njeri i ligë, i pabesë, pa dinjitet dhe pa koç… politike, amebë dhe servil monunental. Sa ishte “ministër” i subvencioneve, për “gjyksat e Hamdisë” kishte dhënë qindra-mijëra euro. Botërisht kishte deklaruar se: “ju nuk e dini se ku i ka shti gjyksat Hamdi Gjyksi..” Çfarë idioti dhe shpërdoruesi. Me gjysmën e parave të Hamdi gjyksit do t’i siguronte “gjyksat” e Kim Kardashianit apo Monika Belluçit. Tash i ka dalë rend me i largu fotot e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Mitrovica që po e ndanë bashkë me Milan Radoiçiqin, ky në jug, tjetri në veri. Po flitet se në mesin e atyre që i larguan fotot e dy kryeçlirimtarëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, i maskuar si Jack Smith, ish kryeprokurori kriminal i Gjykatës Speciale. Gjithashtu po flitet se pas largimit të fotografive të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, si dëshmi e përkushtimit të Zbatimit të Ligjit për të Huaj do të vendosen bilbordat e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin duke bërë një bisedë të përzemërt telefonike kundër UÇK-së! Faton P ( l ) isi, antikombëtari!



