Presidenti Macron goditet me vezë (video)   

27 shtator 2021 | 16:27

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Lion, është goditur me vezë, ndërkohë që ndodhej mes turmës së njerëzve.

Pamjet e incidentit pushtuan në fare pak kohë rrjetet sociale.

Në to Macron shihet teksa po përpiqet të çajë turmën e njerëzve, kur papritur dikush e godet me vezë nga pas.

Në qershor, Macron u godit me shuplakë teksa po takonte qytetarët në rajonin e Drome të Francës juglindore.

Në këtë rast, qytetari i cili u ndalua nga policia, përveç shuplakës thirri “Poshtë Makronizmi”.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja ka dhënë një mesazh të gjatë, me…