Presidenti Macron konfrontohet me policët izraelitë në Jerusalem

22 janar 2020 | 20:51

Presidenti francez Emmanuel Macron është konfrontuar me policinë izraelite gjatë një turneu në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Sipas “BBC”, Macron akuzoi oficerët për shkelje të rregullave që i pengojnë ata të hyjnë në Kishën e epokës së kryqëzatave të St Anne, e cila konsiderohet territori francez.

“Nuk më pëlqen ajo që bëtë para meje. Dil jashtë, të lutem”, citohet t’i ketë paralajmëruar ata në anglisht. “Askush nuk duhet të provokojë”.

Macron është në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit, i cili po shënon 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau.

Kisha e Shën Anës, e cila daton në vitin 1138, është kisha më e ruajtur e Kryqëzatave në Jerusalem.

Ndodhet në Jeruzalemin Lindor të okupuar, në veri të vendit kodrinor të njohur për myslimanët si al-Haram al-Sharif dhe për Hebrenjtë si Mali i Tempullit.

Dhe Ministria e jashtme izraelite nuk ka pranuar të komentojë mbi incidentin.

Një incident i tillë, shkruan tutje BBC, sjell në kujtesë një që përfshinte presidentin e ndjerë francez Jacques Chirac në vitet 1990.

Gjatë një vizite në Kishën e Shën Anës në vitin 1996 Z. Chirac u zemërua kur personeli izraelit i sigurimit shau palestinezët, gazetarët dhe ndihmësit e tij.

Qeveria izraelite – e udhëhequr atëherë, siç është tani, nga Benjamin Netanyahu – i kërkoi falje z. Chirac, duke thënë se ishte bërë “për të mbrojtur një mik”. /Telegrafi/

el Macron është konfrontuar me policinë izraelite gjatë një turneu në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Klinikën…