Presidenti Meta: Masakra e Reçakut, sakrificë që solli lirinë

15 janar 2020 | 11:17

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të të rënëve në masakrën e Reçakut e cila ka ndodhur 21 vjet më parë.

Ai ka thënë se Masakra e Reçakut e kishte vënë në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare për të ndalë gjenocidin serb në Kosovë.

“Ishte përgjegjësi dhe detyrim i imi për të qenë këtu bashkë me presidentin Thaçi dhe për t’u përkulur me nderim të pakufishëm përpara kujtimit të fëmijëve, të moshuarve dhe të banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 21 vjet më parë në një akt, i cili nuk mund të përshkruhet përveç se me tri fjalë siç bëri ambasadori Walker: ‘Krim kundër njerëzimit’”.

“Kjo masakër dhe sakrificë e pashembullt e Reçakut vuri në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare për të ndalë gjenocidin në Kosovë dhe përmes ndërhyrjes së NATO-s. Kjo masakër dhe tjerat në kuadër të një plani për spastrim etnik, me të gjitha zhvillimet dhe pasojat e saj, në fund tregoi që liria dhe dinjiteti njerëzor gjithmonë triumfojnë ndaj dhunës dhe barbarizmit. Ishte kjo sakrificë që solli lirinë”, ka thënë Meta, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe në…