Presidenti Meta pret në takim ministren e jashtme të Kosovës

18 tetor 2021 | 14:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

“Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se në këtë takim ka theksuar nevojën që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

“Të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve evropiane”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Komunës së Junikut, njëherësh kandidat i AAK-së…