Presidenti Meta, tifoz i Celticut

26 shtator 2019 | 15:55

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përveçse angazhimeve të tij në politikë, njihet për mbështetjen që i jep sportit dhe veçanërisht futbollit.

Përveç kombëtares, Meta mbështet dhe skuadrën skoceze të Celtic. Gjatë një vizite në Sarajevë gjatë kësaj vere, aty ku Celticu luante me ekipin boshnjak, tifozët i kanë bërë një surprizë presidentit që i ka mbetur në mendje.

Kështu ai është deklaruar si një tifoz i Celticut. Me anë të një postimi në “Twitter”, presidenti ka shkruar duke uruar për fitoren: “5-0. Hej djema, a keni luajtur futboll apo tenis? Ju thuajse rrëzuat portën e kundërshtarit. Jeni të mrekullueshëm. Fat të mirë në gjysmëfinale. Once you’re Celt you’re always a Celt”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Dukagjini ka reaguar sot me padrejtësitë që po i…