
Presidenti Meta: Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë
12 shtator 2020
| 14:19
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe te lapidari i Azem Hajdarit.
Ai ka thënë se vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë.
“Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane. ‘Shqipëria si gjithë Europa’ edhe më aktuale pas 30 vitesh! O TANI O KURRË! ??“, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)