Presidenti Milanoviç do të takohet me të dënuarit kroatë të Bosnjës për krime lufte

06 prill 2022 | 03:40

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, do të vizitojë Bosnjën këtë javë.

Kjo në një vizitë zyrtare për të festuar 30-vjetorin e formimit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO).

Disa nga ish-oficerët e HVO-së janë dënuar si përgjegjës për krimet e luftës në Bosnjë.

“A do të kthehet edhe Milanoviç në Bosnje më 16 prill për të respektuar 116 civilët e masakruar nga Këshilli Kroat i Mbrojtjes në fshatin Ahmići?”, shkruan studiuesi boshnjak, Smajo Beso.

Ai i ka dërguar një letër ambasadorit të Bashkimit Evropian në Bosnjë, Johan Sattler, ku i kërkon një takim dhe përgjigje.

Pyetja është shumë e thjeshtë:

“Nëse këta do të ishin politikanë myslimanë boshnjakë që festojnë me kriminelët e luftës, festojnë përdhunimin dhe masakrën e civilëve – a do të heshtte BE-ja?”.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti kroat ka mbrojtur apo takuar këtë njësi.

Vitin e kaluar ai u kritikua, sepse mbrojti vendimin e tij për t’u takuar me ish-oficerët e forcës kroate të Bosnjës të kohës së luftës.

Duke përfshirë një ish të dënuar të burgosur për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Ai mbrojti vendimin e tij për të takuar ish-oficerët e HVO-së përfshirë Tihomir Blaskiç, i cili vuajti një dënim me burg për rolin e tij në krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë pasi u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Milanoviç e cilësoi dënimin e Gjykatës së Hagës për Blaskiçin si një “vendim politik”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, fillimisht e dënoi Blaskiçin me 45 vjet burg për urdhërimin, planifikimin, kryerjen dhe asistimin dhe mbështetjen e krimeve kundër boshnjakëve në 1993.

Krimet për të cilat ai u akuzua përfshinë planifikimin dhe urdhërimin e një sulmi në fshatin boshnjak të Ahmici në prill 1993.

Në këtë fshat u vranë më shumë se 100 civilë boshnjakë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe shkatërrimin e pronës, përndjekjen dhe përdorimin e të burgosurve si mburoja njerëzore.

Milanoviç priti gjithashtu Milivoj Petkoviçin, një ish-komandant i HVO-së i cili po vuan një dënim për krime kundër njerëzimit pasi u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara. Ai e mbrojti gjithashtu Petkoviçin në gusht të vitit të kaluar, kur ai deklaroi se “jo të gjithë ata që u dënuan në Hagë ishin kriminelë lufte”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi,…