Presidenti paraqitet nga QKUK-ja dhe bën thirrje: Rrini në shtëpi!

25 mars 2020 | 11:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizite në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës, ku është takuar me drejtorin Basri Sejdiu si dhe me kreun e IKShP-së, Naser Ramadani.

Nga ambientet e QKUK-së, Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe t’i dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Edhe sot u dërgoj mesazh qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, solidaritet të ndërsjellë për qetësi dhe përmbajtje. Jam i bindur që së bashku do ta kalojmë edhe këtë vështirësi. Dëgjoni edhe rekomandimet e IKShP-së. Rrini në shtëpi. Duke qëndruar në shtëpi ju e ndaloni përhapjen e këtij virusi”, ka deklaruar Thaçi.

E drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deklaroi se mantelbardhët janë të furnizuar mirë me pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid 19. Ai shtoi se QKUK-ja ka mjaft shtretër në dispozicion për pranimin e pacientëve që preken nga koronavirusi. “Kemi mjaft shtretër të mjekimit intensiv, kemi liruar mjaft klinika me shtretër për pacientët që eventualisht do të mund të vijnë në klinikë. QKUK është në gjendje të mirë edhe sa  i përket furnizimit me maska dhe dorëza”, ka deklaruar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni…