Presidenti sirian pritet të vizitojë Washingtonin
01 nëntor 2025
| 17:37
I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Siri, Tom Barrack, tha të shtunën se presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, pritet të vizitojë Washingtonin. Kështu kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare.
“Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja për të mposhtur Shtetin Islamik”, u tha Barrack gazetarëve.
Këtë deklaratë, ai e bëri në margjinat e “Dialogut të Manamasë” në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën.


