Presidenti Thaçi dekoron Sami Lushtakun

22 shkurt 17:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale ish-kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se pas dështimit…