
Presidenti Thaçi e Lushtaku vizitojnë ndërtuesin e topit luftarak
12 gusht 2020
| 21:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ish-bashkëluftëtarin e tij, Sami Lushtakun, tani kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, kanë vizituar ndërtuesin e topit luftarak, Hajrë Gashin në Rezallë të Skenderajt.
Këtë njoftim përmes ‘Facebook’ e ka bërë vet Sami Lushtaku.
Postimi i plotë i tij:
Me mikun tim, Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizituam familjen e bashkëluftëtarit e burrit të madh të Drenicës, Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Baca Hajrë është ndërtuesi i topit luftarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës. Kontributi i Bacës Hajrë dhe i familjes së tij për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë. SL