Presidenti Thaçi flet në Brookings Institute për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në Ballkan

24 shkurt 2020 | 16:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të ketë një bashkëbisedim me ekspertë të Brookings Institute, një nga think-tanket më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Presidenti Thaçi do të flasë për të arriturat e Kosovës në 12 vite si shtet, si dhe për mundësitë dhe sfidat në aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Brookings Institute është ndër think-tanket më me influencë në politikën e ShBA-së.

Thaçi do të flasë edhe për rolin e pazëvendësueshëm të Uashingtonit në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“ShBA-ja përsëri ka marrë rol kryesor në procesin e dialogut dhe kjo shihet nga dy letrat që presidenti Trump i ka dërguar presidentit Thaçi, si dhe pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell si i dërguar special i presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është…