Presidenti Thaçi: Hilmi Haradinaj ishte emblema e UÇK-së

18 qershor 2018 | 13:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë mortore, me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi për vdekjen e bacës Hilmi ishte i dhimbshëm për bashkëluftëtarët, për familjen, dhe për të gjithë shqiptarët.

Thaçi ka thënë se bacën Hilmi e njeh qysh në fillimet e parë të themelimit të UÇK-së.

“Baca Hilmi tregonte urtësi, maturi dhe vendosmëri të lartë patriotike. Ai ishte ndër themeluesit e parë të UÇK-së, ishte emblema e UÇK-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti tha se familja Haradinaj ka humbur një bashkëshort, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm.

“Ne mbetem pa një bashkëluftuar, një veteran dhe një atdhetar, një burrë i dëshmuar në ditët më të vështira për Kosovën dhe kombin”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, ka emëruar…