Presidenti Thaçi me liderët partiakë në takim te Apostolova

16 shkurt 2018 | 15:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe të gjithë liderët e partive politike janë duke zhvilluar takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim janë kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, kryeministri, njëherësh lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli si dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Po ashtu, në këtë takim janë prezent edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Ismet Beqiri dhe Avdullah Hoti nga LDK-ja si dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Në takim është prezent edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ky takim vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për demarkacionin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përuruar objekti i banimit social në Stantërg të Mitrovicës,…