Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 10:00

16 qershor 2020 | 09:42

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë sot konferencë për media në orën 10:00 njofton, zyra e presidencës.

Thaçi në konferencë pritet të flas rreth udhëtimit të tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për menaxhimin klinik të…