Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kanadasë

18 shkurt 2020 | 14:43

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman.

Thaçi, duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit Bowman, ka shprehur falënderimin e institucioneve të Kosovës për përkrahjen që i ka dhënë Kanada shtetit të Kosovës.

“Kanada na ka përkrahur gjithmonë, veçanërisht në këto tri dekadat e fundit, duke pranuar refugjatë gjatë luftës dhe duke kontribuar në NATO, duke ndihmuar paqen dhe rindërtimin dhe duke na përkrahur tani në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kanadaja është partner strategjik i Kosovës dhe ka kërkuar thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve

Ndërsa ambasadori Bowman, ka thënë se Kanadaja përkrah Kosovën dhe përpjekjet për paqe dhe stabilitet si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të tërë rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtare e Policisë se Kosovës në Gjilan dyshohet se…