Presidenti Thaçi pret në zyrë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak (Foto)

16 qershor 2020 | 17:26

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur në takim me presidentin Hashim Thaçi.

Ky takim është i pari që Lajçaku zhvillon pas arritjes në Kosovë. Përveç presidentit Thaçi ai pritet që më pas të takojë edhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osman.

Lajçaku është duke qëndruar në Prishtinë me qëllim të rinisjes së negociatave në mes të dy vendeve për arritjen e marrëveshjes finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,…