
Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime pas vdekjes së veprimtarit Rexhë Krasniqi
17 gusht 2020
| 10:36
Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së veprimtarit dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi.
“Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve”.
“Rexha ishte edhe luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.