Presidenti Thaçi uron besimtarët myslimanë për festë e Kurban Bajramit

31 korrik 2020 | 07:58

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke kërkuar që të respektohen masat kundër Covid-19.

Thaçi është lutur që kjo festë të kalojë me mirëkuptim dhe harmoni ndaj njëri-tjetrit.

“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e…