Presidenti Thaçi: Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, tronditëse

27 shkurt 2020 | 12:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes se ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ai ka thënë se vrasja tinëzare e Kelmendit është tronditëse për të dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thaçi i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta zbardhin sa më shpejtë këtë rast.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur e gjithë bota po dridhet nga…